Kompanitë softuerike vazhdimisht ballafaqohen me sfida në aspekt të mbështetjes dhe mirëmbajtjes së prodhimeve të tyre softuerike gjatë tërë ciklit jetësor të prodhimit duke filluar që nga starti e deri në fund. Me qëllim të sigurimit të mbështetjes së klientëve aktual, ne shpeshherë medoemos t’i zgjerojmë resurset tona inxhinierike nga zhvillimi i produkteve në ofrimin e mbështetjes së klientëve aktual dhe mirëmbajtjen e versioneve aktuale softuerike.
EDUSOFT-i iu siguron klientëve të tij mbështetje softuerike të sigurt dhe me kualitetet të lartë, si dhe mirëmbajtjen e tyre. Ekipi ynë për mbështetje është një miks i specialistëve nga sferat e ndryshme dhe të teknologëve të cilët janë të gatshëm në çdo kohë dhe në çdo vend ta ofrojnë mbështetjen e nevojshme të klientëve tanë.
Shërbimet e mbështetjes dhe mirëmbajtjes të cilat i ofron EDUSOFT-i përbëhen nga:
Mbështetja softuerike dhe mirëmbajtja zakonisht bëhen në bazë afatgjate ku EDUSOFT e merr tërë përgjegjësinë në të kuptuarit e kërkesave për mbështetje dhe stërvitje përkatëse të inxhinierëve për mbështetje.