Puna në sektorin publik shpeshherë është fatmirësi, por edhe çdo herë e kërkuar. Plotësimi i kërkesave të qytetarëve, kolegëve dhe grupeve mbikëqyrëse, kërkon nivel të efikasitetit dhe përgjegjësi të cilat rrallëherë gjenden në sipërmarrjet private. Natyra e ndjeshme e të dhënave publike dhe raporteve, menaxhimi me fuqinë e punës, standardet qeveritare dhe ato të fondeve e ngritin nevojën për zgjidhje teknologjike të cilat janë të sigurta, efikase dhe të sigurta.
Me qindra instalime në agjenci të ndryshme publike, lokale dhe shtetërore, ekipi ynë i cili është përgjegjës për sektorin publik, di mirë se si t’ju ndihmojë organeve qeveritare që ta rrisin kënaqësinë në kuadër të bashkësisë njëkohësisht duke e përmirësuar efikasitetin operativ.
EDUSOFT-i punon me komuna, ministri dhe me institucione të tjera qeveritare me qëllim që t’iu ndihmojë që të arijnë ndryshime domethënëse, që t’i përmirësojnë perfomansat dhe efikasitetin financiar përmes sigurimit të softuerit për menaxhim financiar me kualitet të kontrolluar dhe E-biznes zgjidhje.
Ekipi ynë është me përvojë të madhe në punën me organizata nga sektori publik. Përmes mirëkuptimit të këtillë, ne mundemi të punojmë me Ju dhe t’ju ndihmojmë që të realizoni rezultate të dukshme dhe të qarta të cilat do të kenë ndikim pozitiv si në institucionin e juaj, ashtu edhe tek ata të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e juaja.