E-Insure

E-Insure është zgjidhje e integruar softuerike për kompanitë e sigurimeve që në shumë aspekte ua lehtëson punën e përditshme përmes automatizimit të të gjitha biznes proceseve dhe duke ua mundësuar mënyrat më të mira për menaxhim me resurset e kompanisë. Shkallëzimi i tij dhe perfomansat e bëjnë praktik për punë edhe në kompanitë e vogla të sigurimeve si dhe në ato të mëdha.

E-Insure është prodhim i dëshmuar softuerik, i zhvilluar dhe i përsosur nga ekipi i inxhinierëve profesional dhe me përvojë të EDUSOFT-it për më shumë se një dekadë. Në dhjetë vitet e fundit kemi qasje të tërësishme në nevojat dhe kërkesat specifike të më shumë kompanive të sigurimit, dhe për atë arsye jemi të sigurt se jemi kompani e afirmuar softuerike me një përvojë të këtillë të gjerë në tregun e sigurimeve, duke i kuptuar tërësisht rrethanat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë e sigurimeve në punën e tyre të përditshme.

E-Insure është zgjidhje softuerike e cila vazhdimisht është e mbikëqyrur dhe e përmirësuar nga ana e ekipit përkushhtues të ekspertëve softuerik me njohje të gjerë dhe të thellë të teknologjive informatike dhe përvojë të madhe në tregun e sigurimeve.

Karakteristikat:

  • Shitje e gamës së gjerë të prodhimeve siguruese;
  • Interfejs përdorues i thjeshtë dhe intuitiv për shitjen e polisave siguruese;
  • Modul për udhëheqje të të dhënave për klientët;
  • Modul për administrim të poliseve siguruese;
  • Kontroll i tërësishëm ndaj poliseve të dhëna dhe të paguara;
  • I adaptueshëm ndaj rregullave dhe praktikave të kompanisë së juaj;
  • I dizajnuar për mbështetje të strukturave të ndryshme organizative në kompanitë;
  • Proces i thjeshtë dhe tërësisht transparent në dhënien e poliseve siguruese të agjentëve;
  • Interoperabilitet me sistemet tjera;
  • Në dispozicion në pako me instalim dhe trajnim të përdoruesve.

Komponentët:

  • Moduli për administrim të strukturës organizative
  • Moduli për regjistrim qendror të polisave siguruese
  • Moduli për online shitje të polisave
  • Moduli për menaxhim me partnerët
  • Moduli për gjenerim të raporteve
  • Moduli për regjistrim të kërkesave për dëmshpërblim
  • Moduli për sinkronizim me sistemet tjera
  • Moduli për monitorim të aktiviteteve të përdoruesve