Zhvillimi i softuerit të përshtatur

Kërkoni partner afatgjatë dhe të sigurt për realizimin e ideve inovative të reja?

Nga përshtatja e platformave para-zhvillimore deri te cikli i tërësishëm i zhvillimit të softuerit sipas vizionit të klientit, EDUSOFT është partner profesional dhe me përvojë i cili do t’iu ofrojë zgjidhje efikase dhe të sigurta softuerike të cilat do t’i plotësojnë kërkesat e juaja të vetme dhe specifike.

Procedura e jone e zhvillimit

Që nga fillimi i projektit ju do t’i njihni shkathtësitë teknologjike të ekipit tonë, ekspertizën në sferën e menaxhmentit të projekteve - nga përcaktimi i kërkesave të para dhe modelimit të biznes proceseve, e deri te trajnimi i përdoruesve, si dhe mbështetja dhe mirëmbajtja e zgjidhjes.

EDUSOFT zakonisht sugjeron ndarjen e tërë projektit në disa interacione (periudha kohore të përcaktuara në mënyrë të shkëlqyeshme me qëllime dhe rezultate fikse). Qasja e këtillë interative i përmban këto përparësi:

  • Transparencë: Çdo porosi interative është në kohë dhe në kuadër të buxhetit.
  • Siguri: Çdo porosi është lëndë e procedurave të pranimit që të vërtetohet se kërkesat janë plotësuar.
  • E gatshme për përdorim: Çdo porosi përmban ndonjë nga funksionalitetet e pritura dhe mund të vendoset në përdorim menjëherë.

EDUSOFT është me përvojë tridhjetvjeçare në drejtim të zhvillimit të softuerit të përshtatur. Ekspertiza ynë përbëhet nga një set të gjerë të veglave dhe të teknologjive të cilat na e mundësojnë që t’i realizojmë projektet më të ndërlikuara dhe më sfiduese, si dhe t’i plotësojmë kërkesat dhe nevojat e klientëve. Me qëllim që t’i zvogëlojmë shpenzimet dhe të sigurojmë rezultate efikase, ne përgatisim ekipe të mira projektuese të balancuara të cilat në mënyrë të shkëlqyeshme përshtaten në qëllimet dhe kërkesat softuerike. Hartuesit tanë, arkitektët softuerik, analistët, koordinatorët dhe projekt menaxherët si përparësi e kanë sistemin për menaxhim me diturinë e EDUSOFT-it dhe përmirësimet permanente në proces.

Sigurimi i kualitetit është pjesa esenciale nga metodologji implementuese. EDUSOFT posedon repart të lartë profesional të pavarur dhe mirë të përgatitur për kualitet që kryen kontroll dhe mbikëqyrje të kualitetit të softuerit. Për më tepër lexoni në sistemin për kualitet të EDUSOFT-it.

Sferat

Zhvillimi i zgjidhjeve për sipërmarrje

Ne posedojmë shkathtësi solide dhe ekspertizë të pasur në ndërtimin e zgjidhjeve të problemeve të kompanive në nivele të ndryshme të ndërlikimit. Përvoja jonë në Menaxhimin me Biznes Proceset, Planifikim të Resurseve, Menaxhim me Raportet e Përdoruesve, Bashkëpunimin dhe në sfera të ndryshme të biznesit na mundëson që klientëve tanë t’ua ofrojmë praktikat dhe zgjdhjet më të mira.

Zhvillimi i ueb aplikacioneve

EDUSOFT zhvillon ueb aplikacione të pasura dhe funksionale, faqe dhe portale për projekte korporative dhe internet projekte.

Zhvillimi i desktop aplikacioneve

Ne hartojmë kros-platformë dhe klient-server biznes aplikacione duke siguruar funksionim të qëndrueshëm, dobi me perfomansa të larta.

Ekpsertiza teknologjike

Ofrojmë ekspertizë për zhvillim të programeve softuerike me teknologji moderne...