EDUSOFT-i siguron shërbime efikase softuerike në aspekt të konsultimeve. Qoftë të dëshironi të bleni ose të ndërtoni një zgjidhje teknologjike për biznesin e juaj, ne e kombinojmë përvojën industriale dhe atë teknike që t’ju orientojmë deri te vendimi më i mirë për nevojat e juaja. Për ata të cilëve iu nevojitet softueri, pyetja e parë shpeshherë është a të blejnë ose të ndërtojnë aplikacion softuerik të kastimizuar. Nëse nuk jeni të sigurt, atëherë konsultantët tanë profesional softuerik do t’ju ndihmojnë rreth analizës, rreth kontrollit të biznes proceseve dhe dokumentacioneve, me qëllim që t’ua ofrojnë një skenë të përgjithshme për atë se a do të duhet ju të bleni aplikacion të gatshëm apo ndërtimi i aplikacionit të kastimizuar do të ishte zgjidhja më e mirë për ju.
Për ata të cilët tanimë posedojnë softuerin e tyre personal, EDUSOFT-i mund t’iu ofrojë shërbime konsultative në formë të Revizionit Softuerik. Konsultantët tanë profesional softuerik në mënyrë të hollësishme do ta kontrollojnë softuerin e juaj ose aplikacionin, do ta llogarisin efikasitetin e tij dhe së bashku me ju do t’i kontrollojnë rezultatet.
Ne dëshirojmë që klientëve tanë t’ua dërgojmë rezultatin më të mirë. Që ta bëjmë këtë, ne çdo herë i fillojmë projektet me ndihmën rreth identifikimit të motiveve kryesore në gjurmim pas zgjidhjeve teknologjike. Në këtë drejtim, konsultantët tanë vazhdimisht i përcjellin ndryshimet industriale dhe teknologjike dhe mund të paraqesin në tavolinë një perspektive të dobishme dhe të shkëlqyer.
Konsultantët tanë do ta sigurojnë këtë në atë mënyrë që ju ta përfundoni me një shpenzim të ulët, me mbështetje të vazhdueshme në set-in e veglave dhe shkathtësive për mirëmbajtje të zgjidhjes së juaj. Me më shumë se njëzet vite përvojë në këtë drejtim të industrisë, ne i parashtrojmë pyetjet e duhura që të sigurojmë se ndryshimet të cilat vijnë, janë të pranuara edhe për ju që të mund ta mbani hapin me shpejtësinë e industrisë.