POLITIKA E PRIVATËSISË

POLITIKA E PRIVATËSISË

Kjo politikë e privatësisë i rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shoqërisë për inxhinieri informative EDUSOFT SHPK Shkup (në tekstin e mëtejmë "EDUSOFT DOO Shkup", "Kontrolluesi", "Kompania" ose "ne") si Kontrollues, nga njëra anë, dhe përdoruesi i ueb-faqes https://edusoft.com.mk (në tekstin e mëtejmë "përdoruesi" ose "Ju") si subjekt i të dhënave personale, nga ana tjetër. Në të njëjtën kohë, me këtë politikë të privatësisë, ne e përmbushim detyrimin tonë për të paraqitur informacione, të parashikuara me nenet 17 dhe 18 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale

E drejta për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale është prioritet dhe detyrim i jonë. Çdo përdorues kur përdor formularët në faqen tonë të internetit deklaron se është i njohur dhe se pajtohet me politikën tonë të privatësisë.

Ju mund të vendosni të na jepni disa nga informacionet tuaja personale nëpërmjet ueb-faqes, përkatësisht: Emri dhe mbiemri, telefoni, e-mail adresa, të dhënat të cilat ju i shënoni në CV-në tuaj dhe të dhënat nga cookies. Ne rekomandojmë që të mos lini të dhëna personale shtesë të panevojshme, sidomos jo informacione personale si numri personal i identifikimit (EMBG), në tekstin e mesazheve ose në biografinë e juaj të shkurtër.

Të gjithë punonjësit në kompaninë tonë obligohen t'i ruajnë të dhënat personale dhe janë të trajnuar për të siguruar konfidencialitet dhe mbrojtje gjatë përpunimit të tyre.

Kohë-pas-kohe ne do të ndryshojmë dhe plotësojmë Politikën për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbledhja e të dhënave personale në këtë ueb-faqe është në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.

Politika e mbrojtjes së të dhënave personale organizohet si më poshtë:

1. Llojet e të dhënave që i mbledhim;

2. Procesi i dorëzimit të një biografie të shkurtër;

3. Si i mbledhim të dhënat personale;

4. Për çfarë qëllime EDUSOFT SHPK Shkup i shfrytëzon të dhënat;

5. Si i ruajmë dhe për sa kohë i ruajmë të dhënat personale;

5.1 Siguria e të dhënave

5.2 Afati i ruajtjes së të dhënave personale

6. Transferimi i të dhënave personale;

7. Marketing;

8. Rrjetet sociale;

9. Privatësia e palëve të treta;

10. Politika për mbrojtjen e të dhënave personale për fëmijë (persona të mitur);

11. Cilat janë të drejtat tuaja lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale;

12. Përpunuesit e të dhënave personale;

13. Përdorimi i një ueb-formulari për kontakt;

14. Ndryshimi i politikës së privatësisë;

15. Si të na kontaktoni;

16. Si të kontaktoni Agjencinë për Mbrojtjen të Dhënave Personale.

1. LLOJET E TË DHËNAVE TË CILAT I MBLEDHIM

Në ueb-faqen tonë mbledhim dy lloje të dhënash nga përdoruesit tanë - Të dhënat Personale dhe të dhënat Jopersonale kur ju ndërveproni me ne ose me faqen tonë.

TË DHËNA PERSONALE

Të dhënat personale janë të dhëna që e identifikojnë ose mund të identifikojnë ndonjë përdorues të caktuar përfundimtar. Kur të përfshiheni në disa nga aktivitetet në ueb-faqen tonë, si për shembull krijim i profilit, kur porositni ndonjë produkt ose një shërbim tjetër nga ne, ju i shënoni të dhënat tuaja personale. Varësisht nga aktiviteti, të dhënat janë të detyrueshme. Nëse për ndonjë aktivitet të caktuar që e kërkon atë nuk sigurohen të dhënat e detyrueshme, nuk do t'u lejohet të përfshiheni në atë aktivitet. Lloji i të dhënave personale që i mbledhim varet nga natyra e kërkesës suaj, kurse ndër të tjera mbledhim: emrin dhe mbiemrin, telefonin dhe E-mail adresën.

Ne i përdorim të dhënat personale vetëm për qëllimin për të cilin ju na i jepni ato, gjegjësisht për të vepruar sipas kërkesave tuaja. Nëse si shtesë e marrim pëlqimin tuaj, të dhënat personale mund të përdoren për marketing dhe qëllimet promovuese, për të përmirësuar funksionimin e ueb-faqes, për të analizuar dobinë e ueb-faqes, për të përmirësuar ofertat tona për produktet dhe shërbimet, si dhe ta përshtatim përvojën tuaj me palët e treta siç parashikohet në këtë Politikë për mbrojtjen e të dhënave personale.

TË DHËNA JOPERSONALE

Të dhënat jopersonale janë të dhëna që nuk e identifikojnë përdoruesin përfundimtar. Ne dhe/ose palët tona të treta të autorizuara - ofruesit e biznesit dhe personat që reklamojnë, mund t'i mbledhim automatikisht këto të dhëna kur ta vizitoni ueb-faqen tonë duke përdorë mjete elektronike.

2. PROCESI I DORËZIMIT TË BIOGRAFISË SË SHKURTËR

Në faqen tonë ju keni mundësi të dorëzoni bigrafinë tuaj të shkurtër (CV) dhe kështu ne nga Ju do të pranonim të dhënat e mëposhtme personale: emri, mbiemri, data e lindjes, vendbanimi, telefoni, E-mail adresa, vendi i punës për të cilën aplikoni dhe Biografi të shkurtër tuaj CV. Ju lutem në Biografinë tuaj të shkurtër të shënoni vetëm të dhënat që janë të rëndësishme për punësimin e mundshëm, si arsimi i mëparshëm dhe përvoja e punës, pa lënë të dhëna personale shtesë të panevojshme, e veçanërisht jo të dhëna si numri personal i identifikimit (EMBG).

Pas shënimit të këtyre të dhënave, para butonit "Dërgo" gjenden dy kuti për shenjëzim:

1. “Deklaroj se jam njohur, se pajtohem dhe e pranoj politikën e privatësisë së EDUSOFT SHPK Shkup.”

2. “E jap pëlqimin që EDUSOFT SHPK Shkup të përpunojë të dhënat e mia personale për qëllime të punësimit të mundshëm në të ardhmen.”

Procesi i dërgimit të Biografisë së shkurtër (CV) nuk mund të përfundojë, nëse përdoruesi nuk e shënon fushën e parë dhe të dytë, gjegjësisht nëse nuk pajtohet me politikën e privatësisë dhe nuk e jep pëlqimin për përpunim. Nëse përdoruesi nuk pajtohet me politikën e privatësisë dhe nuk e jep pëlqimin, ai nuk mund të dorëzojë Biografinë e shkurtër (CV).

3. SI I MBLIDHIM TË DHËNAT PERSONALE

Duke i plotësuar formularët përkatës në ueb-faqen tonë Ju na i jepni të dhënat tuaja personale drejtpërdrejt, gjegjësisht ne përpunojmë të dhëna personale që i kemi marrë ekskluzivisht nga Ju, si subjekt i të dhënave personale. Ju keni kontroll të plotë mbi të dhënat tuaja personale që na jepni dhe ju mund të kontrolloni, ndryshoni, fshini ato në çdo kohë të dhënat Tuaja personale duke përdorur formularët që janë në dispozicion në ueb-faqen tonë.

Ne nuk i mbledhim të dhënat tuaja personale nga burime të tjera, gjegjësisht nuk përpunojmë të dhëna personale që nuk janë marrë nga ju si subjekt i tëdhënave personale

4. QËLLIMET E PËRDORIMIT TË TË DHËNAVE

Të dhënat tuaja personale i përdorim vetëm për qëllimin për të cilin na i keni dhënë.

а) Kujdesi për klientët dhe përgjigje ndaj kërkesave Tuaja

Ndërveprimi mes nesh dhe ju nëpërmjet postës elektronike realizohet vetëm nëse ju vetë shprehni dëshirë për të hyrë në kontakt me ne nëpërmjet postës elektronike. Ne e marrim përsipër t'iu përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe paqartësitë, ndërsa të dhënat personale nuk do t’i përdorim për promovim ose çdo qëllim tjetër përveç ofrimit të ndihmës së nevojshme dhe informacion për të ofruar kujdes për përdoruesit tanë.

б) Punësimi i mundshëm në të ardhmen

Në çdo kohë, në ueb-faqen tonë keni mundësi të paraqisni një biografi të shkurtër (CV) tuajën, që do të përdoret për punësim të mundshëm në të ardhmen. Nuk do të përdorim të dhënat personale për qëllime promovuese ose objektiva të tjera, përveç nëse e kemi pëlqimin tuaj.

Të dhënat e mbledhura që shpjegohen në këtë Politikë të Privatësisë të dhënat përpunohen mwe qëllim të:

· veprimit sipas kërkesave tuaja;

· punësimit të mundshëm në të ardhmen

· funksionimit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit të faqes sonë;

· për të lehtësuar porosinë dhe procesin e blerjes në faqen tonë;

· t'iu përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve tuaja;

· analizë dhe zbatim të hulumtimit;

· komunikuar dhe për t'ju informuar për gjëra shtesë;

5. SI I RUAJMË DHE SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT PERSONALE

5.1. Siguria e të dhënave

Ne sigurinë e marrim seriozisht dhe ndërmarrim një sërë masash teknike dhe organizative për të mbrojtur sigurinë e të dhënave personale.

Të dhënat tuaja ruhen në serverë të sigurt të vendosur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pronësi të Edusoft SHPK Shkup.

Lidhja juaj me faqen tonë është e sigurt, duke përdorur protokoll TLS kriptografik dhe metoda e përshtatshme e enkriptimit.

5.2. Afati i ruajtjes së të dhënave personale

Të dhënat personale që na i keni dhënë ruhen për periudha të ndryshme kohore, varësisht nga kërkesat ligjore, si dhe kërkesat e nevojat tuaja.

Të dhënat personale nga video mbikëqyrja ruhen 30 ditë nga incizimi i videos regjistrimit në dyqanet tona.

Të dhënat personale të dorëzuara me qëllim të punësimit të mundshëm në të ardhmen nga ndonjë kandidat së bashku me dokumentet shoqëruese (CV) ruhen 1 vit nga dita e pranimit.

Para skadimit të kësaj periudhe, përdoruesi do të marrë një njoftim në e-mail adresën e tij për të konfirmuar pëlqimin e tij dhe nëse e bën këtë këto të dhëna do të ruhen edhe për 1 vit.

Nëse përdoruesi nuk e konfirmon pëlqimin, pas afatit këto të dhënat personale do të fshihen.

Të dhënat personale të shënuara me përdorimin e "Formularit për Kontakt" ruhen 1 vit nga zgjidhja e kërkesës.

Dokumentet në fushën e marrëdhënieve të punës, marrëdhëniet obligative, operacionet financiare dhe materiale ruhen në përputhje me afatet e parashikuara në ligjin përkatës.

Pas skadimit të afateve për ruajtjen e të dhënave personale, ato pakthyeshëm shkatërrohen me shlyerje të sigurt elektronike, në përputhje me politikën për mënyrën e shlyerjes së dokumenteve.

6. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Ne nuk i transferojmë të dhënat tuaja personale jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

7. MARKETING

Ne bëjmë marketing të drejtpërdrejtë , ashtu që përdoruesit bien dakord dhe abonohen, ne u dërgojmë atyre njoftime për të gjitha lajmet, aktualitete dhe aktivitete promovuese, në e-mail adresën e tyre.

Ju, në çdo kohë, mund të na ndaloni që t'ju kontaktojmë për qëllime të marketingut direkt, ashtu që do të tërhiqni pëlqimin për marketing direkt duke plotësuar Formular për tërheqjen e pëlqimit të subjektit të të dhënave , ose nëpërmjet opsionit Unsubscribe në e-mail.

8. RRJETET SOCIALE DHE POSTA ELEKRONIKE

Ju pranoni të lidheni me ne nëpërmjet mediave sociale dhe e-mailit që ju të na jepni leje për të bashkëvepruar me ju nëpërmjet profilit tuaj në rrjetin social dhe e-mailin për t'ju ofruar ndihmën e duhur ose këshilla për pyetjet dhe/ose dilemat tuaja.

9. PRIVATËSIA E PALËVE TË TRETA

Kjo politikë për mbrojtje të të dhënave personale ka të bëjë me përdorimin dhe zbulimin e të dhënave që i mbledhim prej Ju në faqen tonë. Ueb-faqet e tjera që mund të aksesohen nëpërmjet lidhjeve nga faqja jonë mund të kenë politikat e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale, mbledhjen e të dhënave, përdorimin e tyre dhe praktikat e zbulimit të të dhënave. Nëse nëpërmjet një lidhjeje në faqen tonë, ju ftojmë të hyni në një ueb-faqe tjetër shikoni politikat e privatësisë së asaj faqe interneti. Ne nuk ne jemi përgjegjës për politikat ose praktikat e palëve të treta.

10. POLITIKA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE TË FËMIJËVE (TË PERSONAVE TË MITUR)

Ne nuk lejojmë përdorimin e faqes nga të miturit (fëmijë nën 18 vjeç) dhe përdorimi i tillë është i ndaluar. Duke përdorur ueb-faqen ju deklaroni se jeni i rritur mbi 18 vjeç dhe se e kuptoni që ju duhet të jeni person i rritur për të përdorur ueb-faqen tonë.

11. CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA LIDHUR ME MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:

· e drejta për të marrë informacion që dorëzohet gjatë mbledhjes së të dhënave personale

Kjo e drejtë ushtrohet në atë mënyrë që para plotësimit të formularëve në ueb-faqen tonë, ju udhëzoheni të lexoni dhe bini dakord me këto rregulla, ku janë shënuar të gjitha informacionet e nevojshme në përputhje me nenet 17 dhe 18 nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

· e drejta e subjektit për akses te të dhënat personale

Kjo e drejtë ushtrohet në atë mënyrë që në çdo kohë mund të paraqisni kërkesë me postë në adresën FILIP VTORI MAKEDONSKI 11/1-1" Shkup, ose të paraqitni kërkesë me e-mail në postën elektronike edusoft@edusoft.com.mk

· e drejra për korrigjim

Nëse mendoni se informacioni juaj personal është i pasaktë ose i paplotë, për ato të dhënat në çdo kohë mund të paraqisni kërkesë me postë në adresën "FILIP VTORI MAKEDONSKI 11/1-1" Shkup ose të paraqisni kërkesë me e-mail në adresën edusoft@edusoft.com.mk. Pas kësaj kërkesa do të trajtohet brenda 15 ditësh .

· e drejta për të fshirë ("e drejta për t'u harruar")

Kjo e drejtë ushtrohet ashtu që në çdo kohë mund të kërkoni me postë në adresën "FILIP VTORI MAKEDONSKI 11 / 1-1" Shkup ose të dërgoni një kërkesë me email në adresën edusoft@edusoft.com.mk. Kërkesa tillë do të trajtohet brenda 30 ditësh .

· e drejta për të kufizuar përpunimin

Kjo e drejtë ushtrohet ashtu që në çdo kohë mund të kërkoni me postë në adresën "FILIP VTORI MAKEDONSKI 11 / 1-1" Shkup ose të dërgoni një kërkesë me email në adresën edusoft@edusoft.com.mk

· e drejta për transferimin e të dhënave

Kjo e drejtë ushtrohet ashtu që në çdo kohë mund të kërkoni me postë në adresën "FILIP VTORI MAKEDONSKI 11 / 1-1" Shkup ose të dërgoni një kërkesë me email në adresën edusoft@edusoft.com.mk

· e drejta për kundërshtim

Kjo e drejtë ushtrohet në një mënyrë që ju mund ta paraqisni në çdo kohë kundërshtimi kundër përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe për t'i dorëzuar ato kërkoni me postë ne adresën "FILIP VTORI MAKEDONSKI 11/1-1" Shkup ose të dërgoni kërkesë me email në një adresën edusoft@edusoft.com.mk

E drejta për kundërshtim i referohet përpunimit të të dhënave personale që:

· nevojitet për kryerjen e veprimtarive me interes publik ose kur kryhet në publik autorizimin e kontrollorit,

· nevojitet për qëllime të interesave legjitime të kontrollorit ose të një palë e tretë

· për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, duke përfshirë profilizimin në atë masë me të cilat lidhet me marketingun e drejtpërdrejtë

· e drejta për të mos i nënshtroheni vendimit që bazohet vetëm në përpunim të automatizuar

Kjo e drejtë ushtrohet ashtu që ju mund ta paraqisni në çdo kohë kundërshtim kundër përpunimit automatik të të dhënave tuaja personale, si më poshtë: të paraqisni kërkesë me postë në adresën " "FILIP VTORI MAKEDONSKI 11/1-1" Shkup ose të dorëzoni kërkesë me e-mail në adresën edusoft@edusoft.com.mk

Për informacion shtesë dhe/ose ushtrimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënat personale, ju mund të kontaktoni oficerin tonë për mbrojtje të të dhënave personale në e-mailin e mëposhtëm: : edusoft@edusoft.com.mk

Për qasje më të lehtë në dhënien dhe tërheqjen e pëlqimit tuaj për përpunim, janë bashkangjitur formularët, si më poshtë:

Formulari 1: Formulari i pëlqimit për të dhënat personale
Formulari 2: Formulari për tërheqjen e pëlqimit të subjektit të të dhënave
Formulari 3: Formulari i kërkesës për qasje ew të dhënat e subjektit të të dhënave personale

12. PËRDORIMI I UEB-FORMULARIT PËR KONTAKT

Për komunikim më të lehtë me ne, në ueb-faqen tonë ekziston një formular për kontakt, me ç’rast në formular duhet të shënohen të dhënat në vijim: emri dhe mbiemri, kompania, telefoni, emaili dhe mesazh. Duke klikuar në fushë "Dërgo" Mesazhi juaj na përcillet dhe ju merrni një konfirmim për këtë. Nëse në mesazh shënoni të dhëna personale shtesë, konsiderohet se jeni dakord me përpunimin e tyre dhe jeni përgjegjës për saktësinë e atyre të dhënave. .

13. NDRYSHIM I POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Politika e privatësisë do të rivlerësohet rregullisht dhe sipas nevojës do të ndryshohet ose plotësohet në përputhje me rrethanat ndryshimet që kanë ndodhur dhe aktivitetet tona. Ju lutemi vizitoni politikat e informacionit në rast të ndryshimeve të mundshme. Kjo politikë është miratuar më 12.01.2022. Ndryshimet në këtë politikë janë bërë më: 27.04.2022 .

14. SI TË NA KONTAKTONI

Për të gjitha çështjet që lidhen me të dhënat tuaja personale mund të na kontaktoni në një nga mënyrat e mëposhtme :

- të paraqisni kërkesë me shkrim me postë në adresën “FILIPI i II i MAQEDONISË 11/1-1 “Shkup

- paraqisni kërkesë me e-mail në adresën e emailit edusoft@edusoft.com.mk

Informacioni i kontaktit për zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale:

(+ 389 2) 3127 323 , e-mail: edusoft@edusoft.com.mk

17. SI TË KONTAKTONI AGJENCINË PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Blvd. Goce Dellçev. 18, 1000 Shkup,

tel:++ 389 (2)3230 635

E-mail: info@privacy.mk

Web: https://dzlp.mk/

II POLITIKA E COOKIES

Kur të hyni për herë të parë në ueb-faqen e EDUSOFT SHPK Shkup, do ta pranoni një mesazh që ju informon se ne përdorim "cookies".

Cookies janë skedarë të vegjël teksti, pjesë kodi, që mund të përdoren ga ueb-faqet për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Cookies ruhen në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare kur vizitoni faqen e internetit. Herën tjetër që do ta vizitoni përsëri ueb-faqen, cookies na lejojnë të njohim shfletuesin tuaj.

E pajisjeve të përdoruesve për t'u përdorur në krahasim me hyrjet dhe vizitat e mëparshme për të personalizuar reklamat për relevancë më të madhe ndaj përdoruesit. Ky informacion mund të mblidhet në të gjithë shfletuesit e internetit dhe në të gjitha pajisjet (kompjuter, laptop, smartfon, tablet, etj.) por marketing cookies nuk përmbajnë informacione personale për përdoruesit.

Ueb-faqja jonë përdor dy lloje të cookies:

1. cookies të nevojshme për shërbimin, (cookies thelbësore) gjegjësisht që ueb-faqja të funksionojë, dhe

2. cookie që nuk nevojiten për shërbimin (cookies jo thelbësore) këto cookie përdoren për :

- ruajtje të cilësimeve tuaja (cookies preferenciale dhe funksionale)

- cookies të të performancës (performance cookies)

- për të dhëna statistikore (cookies analitikë dhe për personalizim),

Cookies që nevojiten për shërbimin janë të detyrueshëm dhe depozitohen menjëherë kur e vizitoni faqen e internetit. Për cookies që nuk nevojiten për shërbimin Ne sigurojmë pëlqim paraprak nga përdoruesi pasi e kemi njoftuar atë, e para se cookies të depozitohen. Përdoruesi ka mundësi të japë pëlqimin vetëm për një lloj të caktuar të cookies dhe nëse nuk pranon lloje të caktuara të cookies, veçanërisht cookies për ruajtjen e cilësimeve të tij, disa funksione të faqes sonë të internetit nuk do të jenë funksionale .

LISTA E COOKIES

Emri i cookie

E nevojshme ose e panevojshme për shërbimin

Lloji i cookie

Kah ne ose kah palë e tretë

E përhershme ose e përkohshme (sesion)

Afati i ruajtjes

Qëllimi

Llojet e të dhënave personale

ASP.NET_SessionId

i/e Nevojshme

i/e Nevojshme

Kah ne

Përkohësisht

Gjatë seancës

Hapje e seancës

....

_ga

i/e Nevojshme

i/e Nevojshme

Kah ne

Përgjithmonë

2 vjet

Kjo cookie lidhet me Google Universal Analytics - që përdoret si shërbim analitik i Google. Kjo cookie përdoret për të ndarë dhe identifikuar përdoruesit unikë duke caktuar një numër të krijuar rastësisht si identifikues i klientit. Përfshihet në çdo kërkesë për faqe në faqen dhe përdoret për të llogaritur të dhënat e vizitorëve, seancat dhe fushatës për raportet analitike të faqeve .

_gid

i/e Nevojshme

i/e Nevojshme

Kah ne

Përkohësisht

1 ditë

Kjo cookie është vendosur nga Google Analytics. Ruan dhe përditëson një vlerë unike për çdo faqe të vizituar dhe përdoret për të numëruar dhe gjurmuar shikimet e faqeve.

_gat_gtag_UA_2735116_4

i/e Nevojshme

i/e Nevojshme

Kah ne

Përkohësisht

1 min

Kjo cookie është pjesë e Google Analytics dhe përdoret për kufizim të kërkesave (numër të kufizuar të kërkesave) .

Menaxhimi me cookies

Shumica e shfletues në internet ju lejojnë të refuzoni të pranoni cookies dhe të fshini cookies. Metodat për këtë janë dallojnë nga shfletuesi në shfletues dhe nga versioni në version. Megjithatë, ju mund merrni informacione të përditësuara për bllokimin dhe fshirjen e cookies nëpërmjet këtyre linqeve:

(a) https://support.google.com/chrome/answer/95647?hl=en (Chrome) ;

(b) https://support.mozilla.org/en-US/kb/enable-and-disable-cookies-website-preferences (Firefox) ;

(c) http://www.opera.com/help/tutorials/security/cookies/ (Opera) ;

(d) https://support.microsoft.com/en-gb/help/17442/windows-internet-explorer-delete-manage-cookies (Internet Explorer);

(e) https://support.apple.com/kb/PH21411 (Safari);

(f) https://privacy.microsoft.com/en-us/windows-10-microsoft-edge-and-privacy (Edge);

Bllokimi i të gjitha cookies do të ketë ndikim negativ në funksionalitetin dhe mundësinë e përdorimit të ueb-faqes sonë. .

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale

Për të gjitha informacionet dhe pyetjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tua Personale kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në e-mail: edusoft@edusoft.com.mk